Ashensori i pabesueshëm hapësinor që do të ngjisë turistët në çatinë e atmosferës së tokës

 

Një firmë dizenjuesish ka fituar patentën për strukturën ambicioze që është 20 herë më e lartë se çdo ndërtesë tjetër në tokë.

Kjo pamje e mrekullueshme pasqyron projektin e ardhshëm që mund të afrojë me hapësirën jo më vetëm austronautët por dhe turistët e zakonshëm, duke qenë kaq pranë orbitës.

Pavarsisht se struktura momentalisht është ende vetëm një ide, është marrë shumë seriozisht aq sa ka fituar një patentë për ndërtimin e saj në SHBA.

Firma që ka marrë përsipër këtë projekt është firma kanadeze e dizanjit Thoth, raporton Daily Mirror.

Në këtë skicë paraprake struktura mbështetet mbi përdorimin e presionit të ajrit për të çuar ashensorin deri në 20 kilometra lartësi, çka do t’a bënte atë ndërtesën më të lartë të ndërtuar ndonjëherë.

Nëse do ndërtohet ndonjëherë ky ashensor hapësinor mund të shërbejë si një pikë për të lëshuar raketat duke reduktuar një sërë harxhimesh dhe rreziqesh.

Brendan Quine , shpikësi i këtij objekti, thotë me entuziasëm se kjo është ëndrra e çdo kujt e kështu austronautët do ngjiten me ashensor elektrik në një lartësi të paimagjinuar më parë

SHKARKO APP