ASHK: Qytetarët të mbyllin procesin e legalizimit në zonën e Durrësit të ri
Me hyrjen ne fuqi të ligjit 111/2018 dhe me emërimin e drejtorit të ASHK-Durrës, Liridon Pula, institucionet si ALUIZNI dhe ZVRPP Durrës, u futën në fazën e ristrukturimit dhe riogranizimit. Aktualisht kemi kryer bashkimin de-fakto të dy institucioneve dhe ASHK Drejtoria Vendore e Durrësit, ndodhet në ambjentet e ish-ZVRPP-Durrës. Për 2 muaj përkatësisht në harkun kohor 08.05.2019-10.07.2019 janë lëshuar 2043 certifikata pronësie, nga të cilat 348 certifikata të përfituara nga regjistrimi i Lejeve të Legalizimit. Sipas urdhërit të drejtorit të përgjithshëm, Artan Lame, nr 2877 dt 10.04.2019 duhet të mbyllim vetëdeklarimet e kryera në 2005-2006.
Specialistët e përditësimit të terrenit këto ditë ndodhen në zonën e Durrësit të ri apo siç njihet ndryshe në zonën e ish-Kënetës. Kërkojmë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të mirëpresin grupet për të kryer evidentimet përkatëse për të mbyllur përfundimisht procesin e legalizmit në këtë zonë. Për cdo lloj kërkese, paqartësie jeni të lutur të paraqiteni pranë Zyrave të ASHK Durrës nga ora 08:00-16:00, kontakti do të jetë drejtëpërdrejtë me zv.drejtorin, koordinatoren e zyrës, padiskutim dhe me drejtorin në rast paqartësie. Çdo kërkesë e qytetarëve për sa i përket viteve të deklarimit 2005-2006 do të konsiderohet në mënyrë të mënjehrshme.
Ftojmë të gjithë qytetarët e zonave informale të na ofrojnë mbështetjen e tyre dhe mirëkuptimin me nisëm e nisur. Kuptojmë secilin prej atyre për lodhjen, për pritjen por të na mirëkuptojnë po hasim vështirësi në objekte të cilat nuk banohen për të cilat nuk mund të kryejmë evidentimet përkatëse. Qytetarët të cilët kanë paraqitur kërkesat e tyre duke u bazuar ne VKM 442 për ndërtimet e kryera para 1991, u bëjme me dije se është nisur trajtimi i rast pas rasti për kërkesat e para të paraqitura pranë ish ALUIZNI-Durrës. Ju bëjmë me dije se aplikimi i përfshirjes në këtë proces vazhdon të jetë i hapur, të gjithë ata të cilët e kanë patur të pamundur plotësimin e formularit në zbatim te kësaj VKM-je janë të lutur të paraqiten me dokumetet përkatëse.
KOHA JONË SONDAZH

