Ashpërsohen masat për pandeminë. Ndalim qarkullimi nga ora 20:00 deri në orën 06:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus do të shtrëngohen masat izoluese për dy javë. Ministrja Ogerta Manastirliu tha se ndalimi i lëvizjeve do të jetë nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Kjo masë do të nisë në datën 11 shkurt dhe do të vazhdojë për 14 ditë deri në datën 25 shkurt.
Masat e marra:

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online në zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?