Ashpërsohet Kodi Penal, burg përjetë kush vret fëmijë

Përballë shifrave shqetësuese të dhunës ndaj grave, një projektligj i dorëzuar në parlament nga Ministria e Drejtësisë kërkon votat e deputetëve, për ti hequr te drejtën e zbritjes së dënimit autorëve dhunues.

Në ndryshimet e propozuara, kushdo që do të akuzohet për dhunë në familje, nuk ka të drejtë të kërkojë gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë nuk fiton një të tretën e uljes së dënimit.

Kushdo që vret një fëmijë dënohet me burg të përjetshëm. Ky ndryshim në kodin e procedurës penale sugjerohet mbas këshillimit kombëtar në të cilin qytetarët kanë kërkuar ashpërsim të ligjit penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dan Hutra ishte rasti tipik i një burri që pasi kishte vrarë bashkëshorten e parë, ai dhunoi edhe të dytën dhe shfrytëzoi të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Kur doli nga burgu ai vrau sërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse ky ligj votohet në Parlament, mesazhi i qeverisë është, kushdo që ngre dorë ndaj një gruaje apo vret një fëmijë, nuk ka tolerancë dhe falje nga ligji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?