Asnjë gjobë për thyerje karantine në Tiranë

1913 qytetarë në Tiranë janë mbartës të Covid-19, por vetëm një pjesë e vogël e tyre janë duke u trajtuar në spitale, ndërsa të tjerët duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Në qytete të tjera të Shqipërisë vetizolimi nuk po respektohet, ndërsa në Tiranë, policia në 20 ditët e para të këtij muaji nuk ka konstatuar askënd me koronavirus që të ketë dalë në rrugë. Por qytetarët thonë se njohin persona që thyejnë karantinën.

Pjesa më e madhe e qytetarëve që në pyetëm në Tiranë, nuk njohin persona që e kanë thyer vetizolimin. Akti normativ i miratuar në 15 mars, për situatën e pandemisë në vend ka parashikuar që çdokush që preket me Covid-19, duhet të qëndrojë në shtëpi, por nëse ky rregull nuk respektohet ata gjobiten me 700 mijë lekë të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?