Asnjë info për autorët, sigurinë në Rinas e merr Policia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me zv.ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe me zëvendës ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli, dhanë lajmin se siguria e aeroportit i kalon komisariatit të Rinas por nuk u dha asnjë detaj mbi autorët apo për thyerjen e sigurisë.

“Shefi i komisariatit të policisë së Rinasit krahas detyrave funksionale që do të ketë për kontrollin e menaxhimit të kufirit merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport për të bërë të mundur kthimin e sigurisë në ato parametra që kërkojnë qytetarët por edhe standardi i Aviacionit Civil”,-tha Veliu.

Nga ana tjetër, zv. ministër i Infrastrukturës, Artan Shkreli u shpreh se janë dhënë rekomandime për të rritur nivelin e sigurisë në aeroport por deri më tani koncesionari nuk ka reflektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne patëm një bisedë me përfaqësuesin e TIA-së që ka të bëjë me ndryshimin e procedurave për rritjen e sigurisë. Kemi dhënë rekomandime për ndryshime në kontratat që janë bërë në pranverë të 2013, do të ndryshojnë. Do të jetë policia e Shtetit e cila që do të marrë përgjegjësinë, duke ndryshuar praktikën e deri më tanishme. Kemi menduar se koncesionari do të reflektonte. Falënderoj Policisë, e cila vetëm çështje sekondash u ballafaqua me grabitësit, me grupin që ishin të armatosur deri më dhëmbë. Ka ndodhur e keqja më e vogël, humbje financiare. Nuk kemi pasur humbje të civilëve apo të efektivëve të policisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?