”Asnjë ish-ministër në qeveri”, Mediu: Basha vendos për veten, jo për koalicionin! PR e meriton të ketë një përfaqësi

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar deklaratën e Bashës se në qeverinë e ardhshme të PD nuk do të ketë asnjë ish-ministër.

Një ish-ministër është dhe vetë Mediu, por ai bën të qartë se Basha vendos për veten dhe jo për koalicionin. Sipas tim këtë çështje e ka diskutuar me të dhe nuk e ka pasur me aleatët.

Për Mediun, PR e meriton që në qeverinë e ardhshme të ketë një përfaqësues.

“Basha vendos për veten e vet, jo për koalicionin. E kam diskutuar, s’ka pasur me aleatët. Basha është kryeministër i koalicionit, por kryetar i partive. Nuk lidhet me faktin do jetë apo jo Mediu. PR e meriton të ketë një përfaqësi në qeverinë e ardhshme. Në fund të fundit, qeveria është ekip. Do ishte përgjegjësi, nder për çdo republikan ta merrte postin për interes kombëtar e të shqiptarëve”, tha Mediu.

SHKARKO APP