Asnjë lëvizje në qytet, Fieri si asnjëherë më parë (Pamje me dron)
Urdhri i ri i ndalimqarkullimit ka sjellë një “paralizim” total të qytetit të Fierit.
Pamjet që shihni janë realizuar me dron mëngjesin e sotëm, ku siç duket, kjo e diel e ka gjetur Fierin pa asnjë lëvizje, përveç patrullave të policisë dhe ushtrisë.
E gjithë Shqipëria gjendet në izolim total, nga dita e djeshme (e shtunë ora 13:00), për të vazhduar sot gjatë gjithë ditës deri në 05:00 të mëngjesit të datës 23.
Askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Gjithçka është mbyllur, duke filluar nga supermarketet, farmaci e çdo biznes tjetër.
Të vetmit në punë këtë të dielë, janë forcat e policisë dhe të ushtrisë në terren për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, pjesëtarët e mediave dhe stafi mjekësor.
Shqipëria deri më tani ka 76 të prekur, prej të cilëve 2 viktima. Ndërkohë, nga ora 05:00 e mëngjesit të së hënës do të vihet sërish në fuqi orari i lejimit të qarkullimit të këmbësorëve deri në orën 13:00, që siç tha kryeministri Edi Rama do të vazhdojë gjatë gjithë javës që vjen.