Asnjë masë në tregje, grumbullime njerëzish në pikat e tregtimit në Tiranë
Në Tiranë tregjet janë një rrezik i përhershëm i përhapjes së koronavirusit. Në disa pika janë vendosur dezinfektues, por në shumë të tjera grumbullimet e blerësve janë jashtë çdo norme që i përket parandalimit të Covid 19.
Që nga përhapja e koronavirusit, tregjet e fruta-perimeve u kthyen në një rrezik potencial. Vetëm marrja në dorë e situatës nga policia dhe ushtria bëri që kjo situatë të ndryshonte.
Por kjo vetëm në tregun formal, aty ku dhe vëmendja është më e madhe.
Në zonën e “Ali Demit”, pak metra më tej nga vendi i përcaktuar nga bashkia e Tiranës, ku situatën e kanë marrë në dorë ushtria e policia, njerëzit vazhdojnë të krijojnë grumbullime dhe të shmangin thirrjen e autoriteteve.
Madje duke krijuar situata ku dhe mund të përhapet koronavirusi.
Madje nuk mungon as tregimi jashtë kushteve të lejuara.
Pas uljes së numrit të të prekurve, shumë qytetarë me apo maska kanë zgjedhur t’i rikthehen lëvizjeve dhe jetës normale, edhe pse rreziku nuk ka kaluar ende.
Në rrugët e kryeqytetit gjithçka duket se po i kthehet normalitetit. Trafiku është rikthyer sërish.
Në masë gjithashtu janë dhe përdoruesit e biçikletës, të cilët lëvizin mesa makinave duke rrezikuar edhe jetën.
/Ora News