“Asnjë pagë”, naftëtarët: Jemi në presion të PS, të drejtuesve më të lartë! Deputetët vijnë natën për të përçarë protestën
Pas 10 ditësh grevë urie nuk kanë parë asnjë përfaqësues të qeverisë por kjo nuk do të thotë se politika po qëndron larg protestës.
“Jemi në presion të PS, të drejtuesve më të lartë. Kanë ardhur në Ballsh dhe kanë futur njerëz. Na thonë mos kërkoni lek”, shprehet një prej naftëtarëve.
Pagat e premtuara nga “Bylis” dhe “Tosk Energy” nuk janë shlyer.
Mbi 900 naftëtarë mes tyre 120 gra janë braktisur nga shteti.
“Nuk mban më ujë pilafi. Jemi në borxhe. Gratë detyrohen dhe do të futemi në greve urie”, u shprëh ato.
Shëndeti i grevistëve po përkeqësohet nga dita në ditë. Jonuz mucaj është dërguar për të katërtën herë në spital por nuk largohet nga greva. Dita e martë ishte afati i fundit i vendosur nga protestuesit për administratorët e rafinërisë.
Këta të fundit premtuan publikisht se do shlyejnë 3 pagat minimale të cilat i premtuan pasi u ndal puna në uzinë.
Protesta e naftëtarëve të Ballshit vazhdon prej 3 muajsh, por kërkesat e tyre për pagat e 3 muajve dhe rinisjen e punës në uzinë ende nuk janë përmbushur./abcnews.al