”Asnjë taksë nuk do të rritet”, Rama: Rishikojmë nivelin e lartë të taksës mbi pagën
Në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Fier, kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha edhe se asnjë taksë nuk do të rritet. Rama tha se do të bëhet një rishikim të nivelit të lartë të taksës mbi pagën.
“Asnjë taksë nuk do të rritet. Jemi i vetmi vend në rajon që ka biznesin e vogël me zero taksë. Dhe zero TVSH, nuk e ka asnjëri. Ndërkohë jemi duke diskutuar dhe mbase do ta arrijmë deri në fund që edhe nivelin e lartë të taksës mbi pagën të bëjmë një rishikim që nga rritja e pagave në nivelin e lartë.
Ne bëjmë atë kapërcim historik që kemi marrë përsipër dhe që ta kemi Shqipërinë e 2030 një vend kampion, absolut në këtë rajon për turizmin, për eksportet bujqësore, për dixhitalizimin dhe modernizimin teknologjik”, u shpreh Rama.