Asnjë vdekje, vetëm 33 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19, dhe sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 709 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.

’15 në Tiranë, 4 në Sarandë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fier, Selenicë, Elbasan”.

Janë 353 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Janë shëruar 70 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 70
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 709
Testime totale 1,985,808
Raste pozitive 331,297
Raste të shëruara 327,355
Raste Aktive 353
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 205
Elbasan 35
Vlorë 34
Fier 18
Shkodër 15
Lezhë 13
Gjirokastër 12
Durrës 8
Dibër 5
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1

SHKARKO APP