Asqeriu: Trebicka me kancer, ngrohej në teatër me filxhan çaji (VIDEO)
Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në studion e “360Gradë” në Ora News, tregoi fakte rrëqethëse nga ajo që ndodh në sallën e Teatrit Kombëtar. Ai kujtoi aktorin Roland Trebicka që sipas tij, ishte i sëmurë me kancer në mushkri dhe nuk kishte ngrohje.
”Administrata jonë nuk ka respekt për artistët. Kurse Ermal Meta rritet në dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ai ka rrethana shumë të ndritshme. Ne dridhemi. I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit. Këto janë tmerre. Këto janë të vërteta. Po dridhej, si sëmurë me kancer në mushkri”,-tha Asqeriu.