Assad: Terroristët po shfrytëzojnë rrugën e refugjatëve, ndalojini!

“Franca njohur sot atë që në Siri po jetojmë prej 5 vitesh”, kështu u shpreh Assad në 13 nëntor kur Parisi u përgjak.

Ai ka reaguar edhe sot pas sulmeve të Brukselit.

“Terroristët po vijnë së bashku me refugjatët, ndalojini sa jeni në kohë”, ka thënë Assad.

Sipas tij politika e mikpritjes së refugjatëve nga BE ka bërë që të marrin edhe shumë terroristë mes tyre.

“Ky rrezik dihej nga Europa, por është injoruar. Terrorizmi nuk do të ndalet. Do të vijojë të eksportohet në Europë përmes emigracionit”, ka thënë Assad.

Ai ka thënë se Europa duhet të ndalojë fluksin e refugjatëve dhe të mbështesë regjimin sirian, që mund të ndalojë prurjet e reja në Europë.

SHKARKO APP