‘Asteroidi që do të godasë Tokën muajin e ardhshëm do të shkaktojë cuname shkatërruese’

Një astronom rus ka parashikuar se Toka do të goditet nga një asteroid më 16 shkurt. Sipas tij asteroid i Identifikuar nga NASA që vjeshtën e kaluar do të shkaktojë cuname shkatërruese.

Planeti ynë i ka ditët e numëruara. Kjo është ajo që beson astronomi rus Dyomin Damir Zakharovich, i cili parashikoi se një asteroid do të godasë sipërfaqen e Tokës më 16 shkurt, dhe efektet e ndikimit do të jenë shkatërruese.

Zakharovich flet për një seri cunamesh të rrezikshme të shkaktuara nga forca e madhe e goditjes, e cila do të jetë e ngjashme me atë të një bombe atomike.

Sipas Zakharovich asteroidi, i përbërë kryesisht nga titani dhe një bërthamë e nikelit dhe hekurit është shkëputur nga planeti Nibiru, i njohur ndryshe si Planeti X, i cili gjendet në kufijtë e sistemit diellor.

Alarmi është dhënë nga një numër burimesh, duke përfshirë tabloidin britanik Daily Mail. Asteroidi që kërcënon planetin tonë quhet ËF9 2016 dhe është identifikuar nga NASA vjeshtën e kaluar.

Agjencia e hapësirës, megjithatë, nuk është aq pesimiste sa Dr. Zakharovich dhe mohon se do të ketë katastrofë.

Sipas astronomëve amerikanë, në fakt, asteroidi do të afrohet me Tokën dhe më 25 shkurt do të jetë vetëm 51 milionë kilometra larg, duke e bërë të dukshme me sy të lirë në qiell po pa shkaktuar probleme.

Por Zakharovich, është i bindur se NASA gënjen.

Sipas rusit, ndjekës i teorive konspirative dhe katastrofike, agjencia amerikane e hapësirës di çdo gjë, por nuk e pranojnë se ekziston një rrezik i drejtpërdrejtë për të mos shkaktuar panik.

Madje sipas tij ata kanë gënjyer gjithashtu edhe për madhësinë e asteroidit.

SHKARKO APP