FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e opozitës, ish-deputeti akuzon Sali Berishën: Kërkonte viktima, ndihet i sfiduar nga Salianji

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi thotë se Sali Berisha kërkonte viktima në protestën e datës 10 shkurt para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Nga ana tjetër ai shton edhe se kreu i PD-së ndihet i sfiduar nga Ervin Salianji.

“Duke parë këtë seri protestash të dhunshme dhe duke analizuar edhe rezultatin zero të tyre nga pikëpamja politike, duket qartazi që ai kërkon një ngjarje të rëndë dhe praktikisht ajo që ka bërë sot e ka demaskuar qëllimin e tij. Ai e dëshiron një viktimë, ai dëshiron të ketë snajpera, dhe të këtë një polici apo një gardë si ajo e 21 janarit, që të qëllojë mbi protestuesit, dhe pastaj mbi kufoma të mund të ngrejë një proces, ku vërtet mund ta sfidojë status quo-në e sotme politike.

Kemi të bëjmë me të njëjtin njeri dhe me të njëjtën organizatë politike që ka bërë 14 shtatorin, 21 janarin, 97’-ën, zgjedhjet e 96-ës, zgjedhjet e përgjakshme të Libovshës dhe një seri ngjarjesh në kohën kur ka qenë Basha kryetar partie, përballë Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha ndihet i sfiduar, e ndjen që kredibiliteti i tij brenda PD-së ka rënë. Është në krizë lidershipi dhe lidhet me zgjedhjet e ardhshme brenda PD-së. Fakti që edhe një i dënuar për arsye ordinere si z.Salianji, mbledh kaq shumë njerëz në sallat ku shkon, është një sfidë për z.Berisha”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?