“Astiri”, Braimllari: Ky projekt rrjep dhe dhunon qytetarët, Rama në shërbim të krimit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, ka qenë sërish mbrëmjen e sotme në krahë të protestuesve tek Unaza e re, të cilët kërkojnë dëmshpërblim të plotë për pronat e tyre.

Në një prononcim për mediat, Brahimllari deklaroi se i gjithë ky projekt është abuziv dhe se kryeministri Rama nuk u shërben më qytetarëve por krimit dhe oligarkëve.

“Kemi kërkuar informacion nga institucionet mbi projektin. Meqënëse qeveria heziton të sqarojë qytetarët,  kemi kërkuar informacion zyrtar. Edi Rama i fokusuar tek vjedhja dhe korrupsioni. Ky kryeministër nuk i shërben qytetarëve, por oligarkisë dhe krimit.  Edi Rama  është një kryeministër hajdut që drejton një qeveri hajdute”, deklaroi Brahimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?