“Astiri”, Strazimiri: Rama i ka shpallur banorët si ilegalë
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri duke folur për SYRI.net live nga Unaza e re, është shprehur se këto janë protesta qytetare.
I pyetur nga gazetari, Strazimiri u shpreh se Edi Rama i ka shpallur këto qytetarë si ilegalë.
“Në rrugë kanë dalë qytetarët, i ka nxjerrë qeveria. Sot kanë dalë në protestë banorët e Tiranës, njerëz që janë shpallur nga qeveria, si banorë ilegalë.
Në fakt kjo është një qeveri ilegale, që nuk zbaton ligjin. Këto janë protesta qytetare, që ne do ti mbështesim. Ne jemi këtu si qytetarë, jo si politikanë.
Është një projekt i paligjshëm, është korruptiv. Shkel çdo të drejtë morale dhe ligjore të Shqipërisë’, u shpreh deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.
KOHA JONË SONDAZH

