“Astiri”/ Tjetër mesazh i fortë për Ramën: Unaza do të jetë funerali yt politik
Vijojnë mesazhet e rezistencës nga Unaza e Re.
Avokati i banorëve të Astirit, Artan Manushaqe, teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama e paralajmëroi këtë të fundit se projekti i Unazës së Madhe do të jetë dhe funerali i tij politik.
“Edi Rama është antishqiptar i madh, njeriu që e po e çon Shqipërinë në greminë, po tenton të çkombëtarizojë Shqipërinë. Rasti tipik është Unaza e Re. Këtu ka shkelje terësisht fashiste, ka shkelje të dinjitetit të njeriut. Unaza e Re nuk është një rast. Kemi Bregun e Lumit.
Dy lote janë shpronësuar, lori i tretë jo. Në 2015 u hoq me VKM. I bëj thirrje Ramës, pse e ke hequr? Pse diskriminohen njerëzit? Edi Rama mbaje mend, Unaza do të jetë funerali jot polik. Unaza e Re sot është Shqipëria e vogël dhe ju nuk arritët ta përçani dot”- deklaroi Artan Manushaqe.
KOHA JONË SONDAZH

