Astrit Avdylaj kërkon ballafaqim, shtyhet seanca për dosjen 339, mungonte dhe prokurori
Prokuroria e Posatshme Anti Korrupsion (Spak), nuk ka arritur që ti komunikojë dot akuzat grupit Avdylaj për dosjen 339.
Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit Vladimir Mara. Personat nën hetim mes tyre dhe Astrit Avdyli kanë kërkuar praninë e të dy prokurorëve Vladimir Mara e Dritan Prençi.
Astrit Avdyli pretendon se ata kanë manipuluar provat dhe kërkon ballafaqim. SPAK vendosi të shtyjë komunikimin e akuzës më 16 janar, për grupin e parë të dosjes 339.
Po ashtu është shtyrë sot për herë të dytë në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Oranizuar dhe Korrupsionit seanca gjyqësore për grupin “Shullazi”.
Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.
KLGJ, edhe pse kërkesa ka shkaur që në 23 dhjetor 2019, akoma nuk ka kthyer përgjigje.
/Faxweb.al
KOHA JONË SONDAZH

