Astrit Patozi lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me PD
Nëse koalicioni paszgjedhor do të jetë mundësia e vetme për të larguar qeverinë ”Rama 2”, Astrit Patozi do të pranonte të bashkonte mandatet e Bindja Demokratike me Partisë Demokratike.
”Ne do të bashkupunojmë vetëm në rast se populli shqiptar do të na e kërkojë këtë dhe në rast se PD do të pranojnë kushtet tona. Kaq e thjeshtë është. Sigurisht që ky bashkëpunim nuk mund të ndodhë para zgjedhjeve, nuk ka asnjë shanc për këtë”,-thotë Patozi për Report TV.
Për t’i shërbyer këtij qëllimi dhe për të sjellë ndryshim, jo vetëm rotacion, diskutimet me partitë e tjera vijojnë.
”Me partitë e reja të tjera që e mendojnë Shqipërinë si ne, jemi të detyruar të garojmë së bashku sepse e para kemi kauzën e përbashkët dhe e dyta sepse interesat elektorale i kemi të përbashkëta, pasinëse do garonim vecantë ‘dinozaurët’ e mëdhenj të politikës do e kishin më të lehtë të na shyenin”.