Astrit Patozi: Nga kush e mbroni listën ju, o trima?
Aktualitet E Hënë, 5 Tetor 2020 13:42
Nga Astrit Patozi:
NGA KUSH E MBRONI LISTËN JU, O TRIMA?
Përfundimisht janë të papërsëritshëm, edhe pse tmerrësisht të parashikueshëm. Këtë pisllëkun me herësin e kryetarit, si postobllok i pakalueshëm për ta mbajtur mbyllur listën, duan edhe të na e shesin si arritje historike.
Me demek zgjedhësit paskan të drejtë ta ndryshokan renditjen e partisë dhe për këtë duhet të ndjehen të lumtur. Edhe pse që kjo të ndodhë duhet të shkojë gjaku në gju të kalit, madje mund të ndodhë që në gjithë Shqipërinë të mos ketë asnjë rast të vetëm për t’u aplikuar.
Por nuk na thonë se përse disa nga kafshët duhet të jenë më të barabarta se të tjerat, kur bëhet fjalë për të njëjtën fermë oruelljane (parti apo subjekt tjetër zgjedhor qoftë).
Sepse nuk kuptohet nga kush e mbrojnë këta partinë, që disave u është caktuar herësi i Damianit për ta kaluar, njësoj si rekordi i Sergei Bubkës në kërcim me shkop, kurse ata që i ka xhan kryetari nuk kanë nevojë fare as të kërcejnë nga vendi. A thua se nuk është i njëjti person që e firmos listën e plotë të partisë së vet, pa pasur nevojë që disa të jenë të nënës dhe të tjerët të njerkës.
https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/posts/3530799653646579