Astrit Patozi tregon se kush është oligarku nr. 1

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patosi i ftuar mbrëmë në emisionin ”Studio e Hapur” në News 24, tha se një rikthim i ish-Kryeministrit Sali Berisha në PD, do të tregojë se Lulzim Basha nuk është lider dhe kjo mund të jetë edhe një arsye sepse ai nuk rikthehet.

Në media është përfolur edhe një rikthim i z. Berisha si për të zgjidhur situatën ku ndodhet PD, por Patozi tha se nuk mendonte se kjo do të zgjidhte gjë, pasi nuk mund të pranojë që fati i një partie të varet nga një person i vetëm.

Ish-deputeti tha se oligarku numër 1 në Shqipëri është Kryeministri. “Nëse do të ndanim peshën e fajit mes politikanit dhe oligarkut, raportet do të ishin 80 me 20, pasi problemin e kemi me politikën”, tha Patozi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Edi Rama ka vendosur dy rekorde: përfshirjen e biznesmenëve dhe kriminelëve në Kuvend, rekorde që nuk do të thyhen asnjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?