“Ata hynë pa trokitur” – Incident në teatrin “Skampa”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0R5wlrEmtJM&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Një incident ka shoqëruar shfaqjen “Ata hynë pa trokitur” të regjisorit Armand Bora, me protagonistë aktorët Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani. Aktualiteti i përjetimit të përiudhës së diktaturës ka sjellë momente tensioni në sallë, ku një prej personave të pranishëm ka reaguar duke thirrur se përndjekja ende sot vazhdon.
Spektatori: Kjo Shqipëri, hiqen si europianë dhe pro perëndimit por e shkatërruan shtresën e mesme. E falenderojmë për këtë bukuri që solli por ti vendosë hipokrizi, se e keni ngjallur komunizimin. Po na masakrojnë komunistët në pushtet.
Ndërhyn aktori Trebicka: Zotëri ke shumë të drejtë.
Spektatori: Kanë hequr mijëra të përndjekur nga puna. Të rrish gjithë jetën i ndershëm pa asnjë lloj prapësie dhe të fluturojnë nga puna sikur je leckë.
Ndërhyn një spekator tjetër.
Sërish spekatori i parë bërtet: More bastardë, kriminëlë!
Irritohet aktori Trebicka: Ju lutem, ne nuk jemi përfaqësues partie, ju lutem shumë. Çfarë keni? Ky është teatër, është art. Po ju pëlqeu rrini, po nuk ju pëlqeu ikni. Muhabet kot.
Spektatori: Jo juve.
Trebicka: Gjeni vend tjetër për të ulëritur dhe për të kërkuar të drejtat.Ju lutem.
Dëgjohen duartrokitje nga publiku në sallë.
Ky incident është shënuar në teatrin “Skampa” të Elbasanit, teksa luhej shfaqja “Ata hynë pa trokitur” me regji të Armand Borës dhe me aktorët protagonistë, Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani.
I pranishëm në momentin e tensioneve në sallë ka qenë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Floran Raunig, që e cilësoi të drejtë qytetare reagimin e një spektatori.
Raunig: Shqiptarët të flasin për të kaluarën, të diskutojnë, të kundërshtojnë, por të hapin një dialog të sinqertë. OSBE jep mbështetjen që të ketë reagime prandaj është edhe iniciativa, të fillojnë të diskutojnë.
Aktori, Alfred Trebicka thotë se aktualiteti i shfaqjes shkaktoi dhe reagimet në sallë, pasi ata që hyjnë pa trokitur do vazhdojnë ta bëjnë, por duke ndryshuar petkun.
Trebicka: Dakord ata që hynin dje pa trokitur por kujdes nga këta që hynë sot trokitur sepse kjo është më e rrezikshme. Dhe ajo revolta e atij qytetarit pikërisht kjo është. Unë doja t’ia thosha këtë gjë, por ai nuk po më linte që t’ia thosha: O njeri ne e kemi pikërisht për këta që hyjnë pa trokitur sot.Se ata që hynë pa trokitur dje, hynë, ok e kryen ata ç’kishin për të bërë. Tani është puna po këta që po na hynë pa trokitur sot, edhe po na hynë shumë më shumë se atëherë.
E gjithë shfaqja ishte një skenë e asaj çfarë kanë përjetuar shumë familje shqiptare në diktaturë.
Dy aktorët protagonistë kanë përcjellë emocione në sallë përmes situatave që kanë përcjellë aktualitetin tek publiku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?