Ata i urrejnë!
Nga Shaban Sulçe –
Ata i urrejnë!
Ata i urrejnë të ardhurit në këtë qytet. I quajnë shpellarë dhe mundin e gjithë jetës ja u shkatërrojnë me fadromat vrastare! Sepse mbi gërmadhat e tyre, kulla të larta duan të ndërtojnë!
Ata i urrejnë të varfrit në këtë vend. I përbuzin me përçmim dhe gjithë eksitim u heqin ndihmën ekonomike! Sepse ata nuk duan ti Zhdukin të varfrit duke i punësuar, por thjesht duan ti zhdukin nga faqja e dheut.
Ata i urrejnë Fshatarët në këtë vend. Hordhi policësh dërgojnë mbi pleq e plaka, t’ja u rrëmbejnë qumështin, specat dhe domatet e mbijetesës! Sepse për ta çdo gjë tjetër te shesësh në rrugë, veç drogës, është turp!
Ata i urrejnë Autikët në ketë vend! Me te papërgjegjshmit dhe më injorantët prej tyre, mijëra familjeve plagën e hapur ja gjakosin dhe më shumë!
Sepse për ta rendësi ka të shash, nuk ka rëndësi se çfarë vjen më pas!
Ata i urrejnë Romët në ketë vend. Paratë nëpër projekte ja u vjedhin dhe kanaçet ja sekuestrojnë me sirena policie! Sepse makinat e policisë janë shumë të vogla për kriminelët e veshur me pushtet!
Ata i urrejnë minatorët në këtë vend! Në minierat e tmerrit i zhysin në mjerim dhe statusin peng ja u mbajnë në Parlament! Sepse rroga e një minatori është vetëm çmimi i një shishe vere që ata pinë!
Ata urrejnë punën, ndershmërinë dhe thjeshtësinë. Arrogante dhe të pafryrë, si merimanga ata thurrin rrjetat e tyre në çdo institucion dhe në çdo Zyrë!
KOHA JONË SONDAZH

