Ata ishin tre, u bënë katër! Pritet i pesti!
Dje doli edhe Adriana Kalaja për kandidate në Primare për kryebashkiak të kryeqytetit. Gjithnjë flasim për opozitën pasi nga mazhoranca do të jetë Erion Veliaj.
Deri para Adriana Kalasë ishin deklaruar: Belind Këlliçi, Gerti Bogdani dhe mjeku i njohur Ilir Alimehmeti.
Në fakt gara është bërë më interesante me futjen në garë të një femre. Por siç përflitet gara do të jetë edhe më interesante me futjen e një të pesti.
Nëse e ka vendosur për të kandiduar ai që po projektohet për të hyrë në Primare, do të jetë spektakël. Sido të jetë nëse futet i pesti dhe humbin të katërt që janë deri tani, përsëri mbeten të respektuar pasi e zbukuruan garën.