”Ata janë vëllezër, autori është i adoptuar”, banorët: Të tre konsumonin kafe në fshat

Fshati Kurjan në Roskovec është i shokuar nga krimi i dyfishtë. Gramozi, 52 vjeç, dhe Lavdimir Kurtaj, 46 vjeç janë viktima të një grindje që ndodhi mes fëmijëve. Sipas dëshmive të banorëve, viktimat nuk janë kushërinj (xhaxha dhe nip) por ata janë vëllezër, dhe njëri prej tyre (dyshohet Lavdimiri) është rritur nga xhaxhai, pra vëllai i babait të tij biologjik.

Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtaj, ka mbërritur për t’u sqaruar babai i njërit prej fëmijëve që ishin grindur, 49-vjeçari Altin Kuka. Edhe autori, sipas të njëjtit banor është rritur nga familja e motrës së mamasë së tij.

”Nuk e dimë si ka qenë momenti, kishin marrëdhënie shoqërore. Viktimat ishin vëllezër, por njëri nga këta ishte i adoptuar te xhaxhai, vëllezër ishin. Edhe autori është i adoptuar, baxhanaku e ka marrë të vogël e ka rritur këtu”, thotë një banor aty. Edhe banorët e tjerë pohojnë se viktima dhe autori njiheshin me njëri tjetrin dhe qëndronin bashkë, apo konsumonin kafe.

 

SHKARKO APP