
Atalanta Zeqiraj është caktuar gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë. SPAK e çoi dosjen 2 ditë më parë për gjykim dhe do të jetë gjyqtarja Zeqiraj që do të vendosë nëse do të nisë gjyqin apo dosja mund të kthehet në SPAK për plotësim hetimesh.