Atentat 24-vjeçarit, dëshmitari: Autorët pritë në tunel
24-vjeçari Lenci Hoxha, mbeti i plagosur me tre plumba në shpatull nga atentati mbrëmjen e së enjtes. Hoxha u përfshi në një përplasje me armë zjarri midis disa mjeteve, në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. 24-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Referuar burimeve nga uniformat blu, Hoxha ishte duke udhëtuar me makinën tip Benz në pronësi të Xhevdet Hoxhës.
Sipas policisë së kryeqytetit ka pasur një shkëmbim zjarri mes makinave, ku Hoxha i është përgjigjur shkëmbimit të zjarrit nga autorët. Autorët mësohet se kanë qenë dy dhe janë larguar me shpejtësi. Nga të shtënat me armë zjarri fatmirësisht nuk ka pasur qytetarë të lënduar, pasi ngjarja ka ndodhur në një moment kur në rrugë kishte shumë lëvizje.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Një dëshmitar ka treguar detaje nga atentati. Ai ka pohuar se ka pasur një përplasje mes disa makinave, të cilat vunë në rrezik jetën e fëmiljëve që po luanin aty pranë.
“Fillimisht makina tip Benz ngjyrë e bardhë e cila vinte nga kryqëzimi i Komunës së Parisit duke tentuar për tu futur në rrugë dytësore ka prekur me pasqyrë një kalimtare, e cila është rrëzuar dhe më pas drejtuesi i makinës nga frika se mund të kishte shkaktuar aksident është larguar me shpejtësi. I plagosuri u shkëmbye me mua dhe i kam treguar se ku ndodhet ambulanca për të shkuar për të marrë ndihmën e nevojshme. Ndërkohë mjeti i cili i ishte pa frena ka lëvizur një gjendje të lirë dhe është futur brenda tunelit duke rrezikuar jetën e fëmijëve të lagjes, të cilët po luanin aty pranë. Shoferi i makinës, i plagosur me dorën që po i rridhte gjak, së bashku me një shokun e tij u larguan me vrap nëpër rrugica”, rrëfen dëshmitari.

