Atentat mafioz në Sarandë, hidhet në erë me tritol një hotel 3-katësh
Edhe kjo nuk ishte dëgjuar në Shqipëri. Hidhet në erë me një antentat mafioz një hotel tre katsh në Sarandë. Mësohet se hoteli ka qenë në pronësi të shtetasve S. Çabiri dhe V. Shtuka, por objekt procesesh gjyqësore. Biznesi ishte hotel dhe piceri i regjistruar me emrin “Bizanti”.
Hoteli ndodhej në bulevardin kryesor të qytetit, teksa shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:54.
Dëmtime të shumta ka përreth banorëve dhe bizneseve të tjera. Nuk raportohet për viktima.