Atentat me eksploziv ndaj Presidentit të skuadrës shqiptare

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Bathore.

Mësohet se rreth 150 gram c4, eksploziv me telekomandë, i është vendosur makinës së presidentit të skuadrës së ‘Kamzës’, Naim Qarrit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në foto: Naim Qarri (majtas)

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e parë në lidhje me shpërthimin me eksploziv që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bathore.

Sipas policisë, automjetit të markës “Hummer”, në pronësi të presidentit të skuadrës së futbollit të Kamëz Naim Qarrit., i kanë vendosur një sasi të vogël eksploziv.

 

Nga shpërthimi, makina është dëmtuar në pjesën e parme, ndërsa mësohet se gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qenë i parkuar.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendit e shpërthimit, dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?