Atentat ndaj 30 vjeçarit në Tepelenë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e  fshatit Turan ku automjeti i drejtuar nga një 30 vjeçar ka rënë pre e një breshërie plumbash.

Sipas policisë shënjestra e atentatit ka qenë shtetasi Saimir Gjoka nga fshati Turan por me banim në Tiranë. Rreth orës 3 të mëngjesit makina që ai po udhëtonte është qëlluar me armë zjarri.

Fatmirësisht nga atentati nuk ka patur viktima, por Gjoka ka pësuar vetëm disa gërvishtje në krah.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?