Atentat ndaj të riut në Tiranë, maskat i bëjnë pritë dhe qëllojnë

Zonën e Shkozës në Tiranë është troditur këtë mbrëmje. Disa persona i kanë bërë atentat një të riu. 21 vjeçari me iniciale H.Xh, ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë.

Në momentin kur persona të maskuar i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar edhe me armë, por për fat të mirë plumbat nuk e kanë kapur.

Sipas ”Balkan Web”, i riu është dhunuar fizikisht me mjete të forta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gëzhoja armësh.

SHKARKO APP