Atentat në Tiranë, një i vrarë

Përplasje me armë në zonëne Xhamllikut në Tiranë. Mësohet se një person është qëlluar për vdekje në makinë dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Xhenfize Keko”. Autori ose autorët e dyshuar janë larguar për në zonën e Freskut.

Dëshmitarët thonë se një makinë, model “BMW” është qëlluar në lëvizje me breshëri plumbash. Viktima mësohet se është S. Malko, ish-punonjës i policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk ka informacione zyrtare mbi personat e përfshirë në konflikt dhe shkaqet e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Foto nga vendi i ngjarjes


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?