
Shërbimi Danez i Inteligjencës dhe Sigurisë, PET, ka parandaluar një atentat i planifikuar nga Rusia ndaj një shtetasi ukrainas-amerikan. Lajmin e bëri të ditur të premten kreu i shërbimit, Rasmus Kiefer-Christensen, gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, atentati u planifikua nga shërbimet e inteligjencës ruse, të cilat përdorën individë nga skena e krimit danez për ta kryer atë.
Ai e cilësoi vlerësimin e institucionit të tij të qartë: atentati ishte planifikuar nga shërbimet ruse të inteligjencës. “Rasti tregon, sipas vlerësimit tonë, se shërbimet ruse të inteligjencës u përpokën të kryenin një atentat në Danimarkë”, tha Kiefer-Christensen gjatë konferencës për syp.
Sipas kreut të PET, rasti tregon se shërbimet ruse të inteligjencës u përpokën të kryenin një atentat në Danimarkë. Më herët të premten, PET theksoi se Moska ishte pas planifikimit të vrasjes së reperit ukrainas Kyivstoner. Ajo do të zhvillohej gjatë një koncerti më 25 shtator në periferi të Kopenhagenit, në bashkëpunim me një bandë kriminale daneze.
