Atentati i djeshëm, policia gjen kokainë në banesën e viktimës Kevin Rugova

Policia e Tiranës ka gjetur një sasi kokaine në banesën e Klevis Rugovës, viktimë e atentatit të mbrëmshëm në kryeqytet.

Nga detajet e fundit që lidhen me hetimet për vrasjen me dy viktima dhe një të plagosur, policia bën me dije se “nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë në banesën e shtetasit Kevin Rugova, 23 vjeç, banues në Tiranë, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël kokainë”.

Ndërkohe dyshohet se objekiv i sulmit me kallashnikov e pistoletë ka qene Elvis Gaçaj, 40­-vjeçari nga Tirana që mbeti i plagosur.

“Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se shtetasi i cili ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, Elvis Gaçaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, rezulton me precedent të mëparshëm penal për një sëre veprash penale të dokumentuara si: “Vrasje”,”Grabitje”, si edhe për vepra penale në fushën e narkotikëve”, thotë policia.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja armë zjarri pistolete tip TT, si edhe 23 gëzhoja armë zjarri automatik.

SHKARKO APP