Atentati ku u vra Mimoza Paja, burg për 28 vjeçarin që siguroi materialet për autorët 

Këtë të mërkurë, gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ”arrest me burg” për 28 vjeçarin Nikoll Sherrniku.

Ai akuzohet se ka siguruar të gjitha mjetet dhe materialet e përdorura për atentatin e Don Boskos në 12 mars të vitit 2023. Persona të armatosur hapën zjarr ndaj lokalit në pronësi të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur punonjësen 58 vjeçare Mimoza Paja.

Sherrniku prej gushtit të vitit të kaluar ishte i arrestuar për municion luftarak. Ndërsa të gjitha materialet që janë përdorur për vrasjen në 12 mars 2023 i ka siguruar para se të arrestohej në 18 gusht 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?