Atentati mafioz, Erigers Mihasi sapo kishte nisur të shkonte në xhami
Erigers Mihasi u vra mbrëmë në zonën e Astrit në një atentat mafioz bashkë me shokun e tij. 32-vjeçari kishte pak kohë që frekuentonte xhaminë, duke lënë pas të kaluarën e tij të errët dhe duke iu përkushtuar besimit islam.
“Xhamitë e Tiranës” përmes një postimi në facebook shkruan se Mihasi kishte vendosur t’i kthehej rrugës së zotit. Jepen detaje edhe për ceremoninë mortore për të riun, i cili do të përcillet sot në banesën e fundit sipas riteve myslimane.
“Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek Astiri bashkë me shokun e tij.
Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merrte nga kjo botë.
Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.
Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij”.