Atentati mafioz në Tiranë, “dorëzohet” Lleshaj. Pranon dështimin në parandalimin e ngjarjes

Duhet ta pranojmë se Policia e Shtetit ka dështuar në parandalimin e kësaj ngjarje. Këto janë ngjarje që kanë një parahistori. Është iluzore të pretendojmë se do të parandalojmë të tilla gjëra se do ishim i vetmi vend në botë që do e bënte këtë“.

Kjo është deklarata e fortë e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë në Tiranë ku përmes një shpërthimi mbeti i plagosur Preng Gjini, vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, i vrarë në Rrëshen rreth një vit më parë dhe i dyshuar si i përfshirë në vrasjen me snajper të biznesmit Kastriot Reci.

Gjatë një debati me gazetaren e kronikës Anila Hoxha në emisionin “Open”, Lleshaj u shpreh se, për vrasjen e Recit kishte një pistë por që i devijoi policisë në momentet e fundit.

DEBATI NË STUDIO:

Gazetarja: Keni thënë shpesh se ishin afër zbardhjes së vrasjes së Kastriot Reçit. Shërbimet Sekrete kanë hedhur alarmin se grupet kriminale po eliminojnë njëri-tjetrin. Ku dështoi policia në zbardhjen e vrasjes së Kastriot Reçit?

Sandër Lleshaj: Është e pavend që unë të merrem më këtë ngjarje. Nuk duhet të bëjmë lidhje, pasi ende ngjarja është e pazbardhur, por kam thënë se jemi shumë afër. Kishim një pistë, por në momentin e fundit, devijoi. Të mos bëjmë hetim publik për ngjarjet. Nuk mund të flas me emra dhe të bëj ndërlidhje. Ju po thoni që kjo që ka ndodhur është shpagimi për vrasjen e Reçit?

Gazetarja: Kështu dyshon prokuroria, flitet për hakmarrje.

Sandër Lleshaj: Këto janë hipoteza, edhe pse nuk përjashtohen.

Gazetarja: A ka një grup të caktuar kriminal që bën vrasje me lëndë plasëse?

Sandër Lleshaj: Grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion. Shqipëria ka një arsenal të madh eksplozivi të paligjshëm. Ka patur jo një grup, por shumë grupe. Por ka edhe celula të tjera, është një biznes kriminal. Kemi disa raste.

SHKARKO APP