Atentati me armë ndaj 34-vjeçarit në Lezhë, arrestohen dy autorët (Emrat)

Një ditë pas plagosjes së Martin Dodaj, 34-vjeç, banues në Tale, Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar dy autorët e dyshuar. Sipas policisë në pranga kanë përfunduar Petrit Lleshi, 33 vjeç dhe Zef Boci (Dritan Ndoj). Ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, ndërsa 34-vjecari ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:
Pas një ndjekje të pandërprerë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kohë rekord arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D., ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, falë një pune të mirëorganizuar operacionale, në ndjekje të pandërprerë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Swiss Digital Desktop Reklama

– Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale – Lezhë (ai ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
– Dritan Ndoj alias Zef Boci, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D. 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?