Atentati me tritol, 38-vjeçari: Kam konflikte pronësie

Atentatit me tritol në automjetin e tij tip “Benz” me targa AA 270 IV, 38-vjeçari ka Fieri i shpëtoi fatmirërisht. Ervin Memo sot është marrë në pyetje nga grupit hetimor, ku është shprehur se kishte konflikte vetëm për shkak të pronave, por nuk ka qenë në gjendje të drejtojë gishtin te persona konkretë.

“Nuk kam asnjë lloj konflikti tjetër veç konflikteve për pronat. Por konfliktet nuk kanë qenë aq të ashpra sa të tentonin të më vrisnin”,-ka thënë 38-vjeçari.

Mësohet se ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur në pak sekondave. I plagosuri mësohet të ketë pohuar se sapo ka hipur në makinë dhe e ka ndezur, në çast automjeti është copëtuar si pasojë e shpërthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu nga verifikimet paraprake është konkluduar se 38-vjeçari Memo përdorte kryesisht mjete të tjera për të qarkulluar, ndërsa Benzin në fjalë e linte të parkuar para shtëpisë së tij, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë. Sipas burimeve, veç motivit të dyshuar për konflikte pronësie, hetuesit janë duke verifikuar të gjitha pistat e mundshme deri në konkludimin e një versioni përfundimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë duke u shoqëruar për t’ju marrë deklarime të gjithë personat që dyshohet të kenë pasur konflikte pronësie me 38-vjeçarin Memo, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye të sekretit hetimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?