Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, identifikohet një person i dyshimtë, i kapur nga kamerat e sigurisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me tritol ndaj Preng Gjinit më 15 shtator të këtij viti.

Prokuroria e Tiranës dhe grupi i hetimit të Krimeve të Rënda kanë identifikuar një person që shfaqet në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi.

Ai largohet me vrap, ka të hedhur në krahë një çantë të kuqe, i veshur me xhinse edhe me kapele në kokë si dhe bluzë të zezë. Ky person shfaqet gjatë kohës që Preng Gjini po pi kafe duke vëzhguar në distancë. Kamarierë të një lokali afër perimetrit ku ndodhi shpërthimi i thanë grupit të hetimit se ky person i kishte pyetur në gjuhën italiane. Por prokurorët dyshojnë që në të vërtetë ai është shtetas shqiptar.

Burimet thonë se deri më tani janë kontrolluar 27 kamera subjektesh, për të parë lëvizjet e këtij personi rreth moshës 30-vjeç.

Lajmi në përditësim…

SHKARKO APP