Atentati me tritol në Krujë, i plagosuri vodhi makinën nga u ekzekutua kryekomisari Lamaj

KRUJË- Detaje të tjera dalin në dritë nga atentati me eksploziv që iu bë paraditen e sotme një 35-vjeçari në Krujë, i cili ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikël, ku automjetit tip “Touareg” me targa AA 020 BH, në pronësi të 35-vjeçarit Gentian Bejtja i është vendosur një sasi e vogël lënde eksplozive në pjesën e përparme. Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje.

Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

35-vjeçari Gentian Bejtja nga Larushku, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri i tij është lakuar edhe gjatë hetimeve për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi ai u dyshua si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Efektivat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se atentati ka të bëjë me një konflikt të mëparshëm të 35-vjeçarit.

DEKLARATA E POLICISE

Më datë 19.09.2016, në Nikel, Krujë, në pjesën e përparme të automjetit tip Touareg me targa AA 020 BH është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozive.

Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje.

Drejtuesi i mjetit është shtetasi G.B. 35 vjeç, banues në Larushkë, i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi i mësipërm është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.

Efektivat e Policisë ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /News 24/

touareg-kruje-eksploziv-1

touareg-kruje-eksploziv-2

gentian-bejtja1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?