Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha, arrestohet autori i dyshuar
Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Sipas Policisë, ky person, me inicialet S.T., është i dyshuar si autori i atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha, ngjarje e ndodhur më 18 janar të këtij viti, te Liqeni i Thatë.
Masha ishte duke kaluar në atë zonë me makinën e tij, kur në drejtim të tij u qëllua me armë zjarri. Autori i dyshuar më pas u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes. Tashmë, pas 4 muajsh, policia ka vënë në pranga një të dyshuar.
Kur dha dëshminë e tij në Polici, biznesmeni Masha kërkoi edhe mbrojtje nga shteti, pasi ndihej i rrezikuar. Masha ka shprehur dhe dyshimet e tij se pak kohë para Vitit të Ri, i njëjti person që qëlloi me të njëjtat karakteristika e kishte ndjekur.
KOHA JONË SONDAZH

