Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Policia: Ka konflikte me tre vëllezër

Lidhur me ngjarjen e datës 17.03.2016, ne orën 20.30, në rrugën “Haxhi Kika”,ku një person i paidentifikuar, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin L. Kazani, 56 vjeç banues në Tiranë i cili eshte jashte rrezikut per jeten dhe ka marre plage vetem ne dore .Sqarojme se: Shtetasi L.Kazani ka patur konflikte te vazhdueshme me shtetasit :

Shkelqim. B ,43 vjeç Arben.B ,44 vjeç Frederik .B, 51 vjeç.te tre banues ne Tirane. Dhe vellezer me njeri-tjetrin.

Konfliktet kane ardhur si pasojë e nje ndertimi te nje pallati ne zonën e quajtur Shkembi i Kavajes,Durres. Ndaj shtetasve te siperpermendur ne ngarkim te tyre jane referuar materiale per vepra te ndryshme penale:

Ne shkurt 2013 referuar materiale ne Prokurorine Durres per vepren penale te :” Shtrengim per dhenie Pasurie “parashikuar nga neni 109/b Kodit Penal, ne ngarkim te Arben.B ,44 vjeç pas kallzimit te bere nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se ne menyre vazhdueshme ka penguar me force ndertimit e nje pallati ne zonën e Shkembit Kavajes

Ne Prill 2013 nga policia e Durresit eshte ndaluar shtetasi Arben.B ,44 pas kallzimit te bere nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se ne menyre vazhdueshme ka penguar me force ndertimit e nje pallati ne zonën e Shkembit Kavajes.

Ne muajin shkurt 2013 ka filluar procedim penal nga Durresi per shtetasin Arben. B ,44 vjeç per vepren penale te “Vetgjyqsise” parashikuar nga neni 277 K.P

Ne muajin mars 2013 ka filluar procedim penal per Shkelqim. B ,43 vjeç per vepren penale te Vetgjyqsise.parashikuar nga neni 277 K.P Ne muajin korrik 2014 ,jane referuar materialet ne ngarkim te shtetasve Arben.B ,44 vjeç Frederik .B, 51 pasi kane goditur me mjete te forta shtetasin L.Kazani. Referuar per vepren penale te “plagosjes lehte me dashje “Neni 89-22 K.P

Ne muajin shkurt 2014 ka filluar procedim ne gjendje lire per shtetasin L.KAZANI pas kallzimit te dhene nga shtetasi Frederik. B per vepren penale te “Pushimit Tokes”neni 200.K.Penal.

Tiranë, plagoset me armë biznesmeni te Komuna e Parisit

SHKARKO APP