Atentati ndaj Inez Hajrulla, arrestohen 4 persona në Vlorë/ EMRAT
Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona, si të dyshuar për atentatin me armë zjarri të ndodhur në 10 maj të këtij viti, ku i plagosur gabimisht mbeti kalimtari Dajko Canodemaj, ndërsa shënjestra ishte Ines Hajrulla.
Në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi” u arrestuan shtetasi Daut Elmazi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti.
“Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., ju informojmë se: Policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftim.
Objekti i atentatit-Ines Hajrulla u sulmua në zonën e Lungomares, pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur “kumbari” ose “faqedjeguri”, i vrarë në Durrës. Burimet thanë se ai u vu në qendër të një sulmi të koordinuar nga dy grupe personazh që udhëtonin me makina të ndara. Para lokalit në zermër të Vlorës, ata shkrepën breshëri kallashnikovi por objektivi ka arritur të shpëtojë.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.