Atentati ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, babai thirrje të birit: Dorëzohu një orë e më parë!
Arben Hasanaj, babai i autorit 19-vjeçar të atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe i ka bërë thirrje të birit të dorëzohet.
Hasanaj shkruan se ka ardhur në Shqipëri për të dhe i kërkon të dorëzohet një orë e më parë në drejtori, komisariat apo pikën më të afërt të Policisë.
Tre ditë më parë 19-vjeçari Ilirian Hasanaj i bëri atentat me armë Mentor dhe Xhelal Hasanajt që rezultojnë kreu i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe dhe babai i tij dhe që u plagosën nga plumbat e armës së 19-vjeçarit.
Në automjetin e Hasanajt udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, 28-vjeçarja Vjollca Hasanaj që nuk u plagos.
STATUSI NGA ARBEN HASANAJ
Thirrje publike
Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit.
I lutem çdo njeriu qe din apo ka dieni te me njoftoje.🙏
Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne shqiperi.
Baba te ka shpirt