Atentati ndaj prokurorit, ”blindohet” Spitali i Traumës dhe i Durrësit
Spitali i Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë Andi Maloku, shoferi i Arjan Ndojës që mbeti i plagosur në atentatin e sotëm është blinduar me forca policie. Në Spitalin e Traumës kanë zbarkuar efektivë të shumtë policie, të cilët janë të armatosur për shkaqe sigurie.
E njëjta situatë është edhe në spitalin e Durrësit ku ndodhen të shtruar dy të plagosurt e tjerë, prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (Land Muharremi), i njohur ndryshe edhe si ‘i tmerrshmi i Sukthit’.
Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ”AA 333 ZD”, pranë mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.
Lexoi edhe..
- Qëllohet mbi prokurorin e Durrësit. Rama dhe Braçe e sulmuan publikisht
- Policia jep detaje për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit
- Atentati ndaj prokurorit Ndoja, ja pamjet e makinës në kanal (VIDEO)
- Atentati, Vasili: Rama e mbajti fjalën, prokurori Arjan Ndoj u ndëshkua me plumb!
- Emrat e të plagosurve në atentatin ndaj prokurorit
- Plagosja e prokurorit Ndoj, Berisha: Atentat mafioz qeveritar i paralajmëruar