Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Ardi Veliu kërkon informacion nga grupi hetimor

Dy ditë pas ngjarjes në të cilën mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbledhur në Policinë e Tiranës strukturat drejtuese dhe grupin hetimor.

Mësohet se Veliu ka kërkuar informacion në lidhje me ecurinë e deritanishme të punës për zbardhjen e të gjitha provave në dy automjetet e ngjarjes në fjalë dhe punën për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Puna për identifikimin e autorëve po vijon nga prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, në sinkron me Policinë e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?