Atentati ndaj prokurorit, Rraja refuzon statusin e bashkëpunëtorit
Prokuroria e Krimeve të Rënda, mësohet se i ka ofruar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Redjan Rrajës, nën arrest për atentatin e datës një nëntor kundër prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, shokut të tij Aleksandër Laho si dhe shoferit Andi Maloku, i cili më pas gjeti vdekjen në spital.
Sipas TCH, 34 vjeçari ka refuzuar të përfitojë statusin e bashkëpunëtorit dhe për rrjedhim të fitojë mbrojtje të posaçme pasi vazhdon t’i qëndrojë alibisë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ai nuk ka qenë në automjetin prej nga ku u qëllua me kallashnikov.
Grupi i hetimit i cili e ka bërë gati dosjen për ta kaluar pranë prokurorisë së posacme Spak, ka prova që e vendosin në pozicion të vështirë 34 vjeçarin.